Gruaja kërkon ndihmë për bashkëshortin që vuan nga disa sëmundje: S’kemi para as për ilaçet!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 01.11.2026, 20:23

Një apel prekës për ndihmë ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Këtë herë bëhet fjalë për 43-vjeçarin Gazmir Beqiri nga Cërriku, i cili prej vitesh po përballet me një betejë të vështirë shëndetësore, ndërsa familja e tij nuk ka më mundësi ekonomike për të përballuar shpenzimet e trajtimit.

Sipas bashkëshortes së tij, Luljeta Beqiri, Gazmiri vuan prej 18 vitesh nga problemet me veshkat dhe prej 13 vitesh kryen dializë tri herë në javë. Përveç kësaj, ai vuan edhe nga Parkinsoni, depresioni dhe probleme me zemrën, ndërsa ka tension të ulët dhe dridhje të vazhdueshme të duarve. Gjendja e tij është e tillë që mezi ushqehet dhe ka nevojë për ndihmën e bashkëshortes edhe për veprimet më të zakonshme.

Përveç dhimbjes dhe shqetësimit për shëndetin e të shoqit, Luljeta duhet të përballet edhe me vështirësitë ekonomike. Familja nuk ka banesë të sajën dhe aktualisht është strehuar në një dhomë të vënë në dispozicion nga vjehrri. Çifti ka edhe një vajzë 12-vjeçare.

Tri herë në javë, ata duhet të nisen që në orën 05:30 të mëngjesit për ta dërguar Gazmirin në spital, ndërsa transportin e sigurojnë me taksi, pasi ai nuk mund të udhëtojë vetë. Vetëm shpenzimet e transportit arrijnë në rreth 300 mijë lekë të vjetra në muaj. Edhe ilaçet, si në spital ashtu edhe për përdorim në shtëpi, duhet t'i blejnë me paratë e tyre.

Në pamundësi për të përballuar të gjitha këto shpenzime, Luljeta u drejtohet shqiptarëve zemërmirë për ndihmë. Ajo shpreson që një ditë bashkëshorti i saj të ketë mundësi të kryejë edhe një ndërhyrje për transplantin e veshkës, por për momentin kërkon mbështetje për ilaçet dhe transportin e domosdoshëm drejt spitalit.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh për Gazmirin dhe familjen e tij. Ata kanë nevojë për solidaritetin e të gjithëve ne.

Të dhënat bankare për të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë:

Emri: Gazmir Eqerem Beqiri Banka: Raiffeisen Bank Monedha: ALL Nr. i llogarisë: 0001141342 IBAN: AL202023101100000000001141342 SWIFT: SGSBALT X

Kontakt: Luljeta Beqiri (bashkëshortja) Tel: +355 69 675 9813

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit