Një takim i pazakontë me një ari është regjistruar gjatë ditës së sotme në bjeshkët e fshatit Vrellë në Kosovë.
Disa banorë që ndodheshin në zonën malore kanë hasur rastësisht kafshën e egër, e cila është shfaqur mes borës dhe mjegullës që kishte mbuluar bjeshkët.
Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë në rrjetet sociale nga faqja e fshatit, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve.
Edhe pse prania e arinjve në zonat malore të Kosovës nuk është e pazakontë, takime të tilla nga afër mbeten të rralla dhe mbresëlënëse.