Aksident fatal në Shkodër, makina del nga rruga dhe i merr jetën këmbësores

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2026, 17:10

Një aksident me pasojë vdekjen e një këmbësoreje ka ndodhur pasditen e sotme në Shkodër, në zonën e njohur si Ura e Bahçallëkut.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:40, ku një automjet që drejtohej nga një 27-vjeçare dyshohet se ka humbur kontrollin, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me shkallët metalike të një ndërtese.

Si pasojë e aksidentit, automjeti ka përplasur një 67-vjeçare, e cila në atë moment po lëvizte në trotuar. Përplasja ka rezultuar fatale për këmbësoren, e cila ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat e plota të aksidentit dhe për të përcaktuar shkakun që çoi në këtë ngjarje tragjike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit