Krim makabër në Gjilan, 65-vjeçari vret të birin dhe nipin foshnjë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2026, 16:23

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Demiraj të Gjilanit, ku mëngjesin e sotëm një 27-vjeçar dhe një foshnjë janë gjetur të pajetë brenda një banese. Për vrasjen e dyfishtë dyshohet gjyshi 65-vjeçar i foshnjës, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ngjarja u zbulua rreth orës 08:47, pas një telefonate që njoftonte autoritetet për praninë e dy personave të pajetë në një banesë. Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë, Prokurori i Shtetit dhe ekipi i Emergjencës, ku mjeku konstatoi vdekjen e 27-vjeçarit, të lindur në vitin 1999, dhe foshnjës.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se bëhet fjalë për një krim brenda familjes, ku autori i dyshuar është 65-vjeçari, babai i të riut dhe gjyshi i foshnjës.

Pas arrestimit, me urdhër të prokurorit, ai është ndaluar për 48 orë. Ngjarja po hetohet si “Vrasje e rëndë”, ndërsa motivi dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, trupat e dy viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ku do t'i nënshtrohen autopsisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit