Rrjeti kriminal i furrave të bukës, kapet duke u arratisur drejt Shqipërisë biznesmeni grek

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2026, 13:56

Një biznesmen i njohur grek, pronar i rrjetit të furrave të bukës “Horiatiko”, është arrestuar në Janinë, teksa dyshohet se po tentonte të largohej drejt Shqipërisë për t’iu shmangur drejtësisë. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Angelos Giannakopoulos, i njohur me pseudonimet “Babi” dhe “Shefi”, i cili është në qendër të një hetimi dhjetëmujor për një rrjet të dyshuar kriminal, të përfshirë në evazion fiskal, pastrim parash dhe mashtrime me prokurimet publike. Deri më tani janë arrestuar 59 persona, ndërsa në dosjen hetimore përmenden 149 të dyshuar.

Sipas hetimeve, rrjeti dyshohet se përdorte dhjetëra kompani, disa prej tyre fiktive, për të fshehur aktivitetin financiar dhe për të shmangur detyrimet ndaj shtetit. Aktiviteti i biznesmenit nuk kufizohej vetëm te furrat e bukës, por shtrihej edhe në klube nate, lokale striptizmi, hotele dhe bare plazhi. Në ishullin e Rodosit, katër kompani të lidhura me rrjetin administronin 28 plazhe dhe dyshohet se kishin mbi 850 mijë euro detyrime të papaguara ndaj institucioneve publike.

Hetimi ka zbuluar gjithashtu dyshime për përfshirjen e punonjësve të policisë dhe zyrtarëve të administratës, të cilët dyshohet se i siguronin mbrojtje rrjetit dhe informacione konfidenciale. Përgjimet kanë evidentuar edhe biseda për dhurata luksoze, përfshirë produkte të markës “Yves Saint Laurent”, që dyshohet se u ofroheshin zyrtarëve në këmbim të favoreve. Autoritetet greke vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha lidhjet e dyshuara dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e personave të përfshirë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit