Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 01.11.2026, 12:47
Një qytetar ka ngritur një shqetësim të fortë në lidhje me mënyrën se si operojnë efektivët e policisë rrugore në autostradë, duke kërkuar publikimin e kësaj situate.
Sipas pamjeve të siguruara, skema e përdorur konsiston në pozicionimin e disa efektivëve nën një urë në autostradë, të pajisur me radarë për të filmuar dhe regjistruar mjetet në lëvizje.
Më pas, përmes komunikimit telefonik, ata njoftojnë një grup të dytë patrulle që ndodhet pak më tutje, i cili ndalon automjetet e sinjalizuara në anë të rrugës.
Qytetari e cilëson këtë praktikë si një mënyrë abuzive ku, sipas tij, efektivët përfitojnë para nga drejtuesit e mjeteve të ndaluara, duke kërkuar reagimin e autoriteteve për këto veprime.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR