Vodhi motorë, markete dhe tabakino në Tiranë e Vlorë, arrestohet 34-vjeçari

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2026, 11:54

Një 34-vjeçar i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë është arrestuar nga policia. Në pranga ka rënë Ivi Profka, banues në Vlorë, i cili ishte shpallur në kërkim nga disa komisariate për vepra të ndryshme penale të vjedhjes.

Sipas të dhënave, Profka dyshohet se më 24 tetor ka vjedhur një motor në Rrugën e Dibrës. Ndërkohë, Komisariati Nr. 2 e kërkonte për vjedhjen e një tabakinoje më 30 tetor dhe të një marketi më 5 tetor, ndërsa Komisariati Nr. 1 e kishte shpallur gjithashtu në kërkim për vjedhjen e një tjetër marketi. Edhe në Vlorë, 34-vjeçari dyshohej për vjedhjen e një motori.

Pas arrestimit, pritet të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale për dokumentimin e rasteve ku dyshohet se është përfshirë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht aktivitetin e tij dhe për të përcaktuar përgjegjësinë për secilën prej vjedhjeve të dyshuara.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit