“AI duhet të ketë kufij moralë, robotët nuk duhet të kenë të drejta ligjore”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 01.11.2026, 08:34

Fizikani i MIT-it dhe themeluesi i Future of Life Institute, Max Tegmark, ka vlerësuar qëndrimin e Papa Leoni XIV ndaj inteligjencës artificiale, duke theksuar rëndësinë e mesazhit të tij për rregullimin moral dhe etik të teknologjisë. Në një intervistë për gazetën italiane Corriere della Sera, Tegmark veçoi thirrjen e Papës për ndalimin e armëve autonome vdekjeprurëse dhe kundërshtimin e dhënies së personalitetit juridik inteligjencës artificiale, duke nënvizuar se robotët nuk duhet të kenë të drejta ligjore.

Tegmark rikujtoi gjithashtu letrën e hapur të vitit 2023, të nënshkruar nga shkencëtarë të njohur dhe Elon Musk, e cila kërkonte një moratorium prej të paktën gjashtë muajsh për zhvillimin e AI-së. Edhe pse nisma nuk arriti të ndalte garën teknologjike, ai e cilësoi atë sukses, pasi bëri që shqetësimet për rreziqet e inteligjencës artificiale të diskutoheshin hapur. Sipas tij, kompani si Anthropic, Google dhe OpenAI janë përfshirë në një garë që drejtuesit e tyre nuk arrijnë ta ndalin vetë.

Pavarësisht rreziqeve, Tegmark shprehu optimizëm për të ardhmen, duke theksuar se shoqëria ka nevojë për lidership moral që vendos interesin e njerëzimit përpara fitimit dhe pushtetit. Ai vlerësoi se mesazhi i Papa Leoni XIV vjen në një moment të rëndësishëm, kur bota ka nevojë për udhëzime të qarta mbi kufijtë etikë të teknologjisë, dhe parashikoi se qëndrimi i Papës mund të ndikojë ndjeshëm në mënyrën se si trajtohet inteligjenca artificiale në nivel global.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit