Avokati Altin Goxhaj ka ironizuar efektivët e policisë që janë shfaqur me maska gjatë protestës së sotme në Tiranë, duke e lidhur veshjen e tyre me festën e Halloween-it, që përkon me datën 31 tetor.
Në një video të publikuar gjatë protestës, Goxhaj u drejtohet efektivëve duke u shprehur me ironi se, sipas ligjit, policët duhet të jenë pa maska, por se vetëm këtë ditë kanë një përjashtim të veçantë, pasi është Halloween.
“Vetëm sot lejohet, se është dita e Halloween-it. Të gjithë policët janë me maska, fitojnë rekordin e Halloween-it më të bukur në botë”, shprehet ai me tone ironike.
Në fund, avokati e vazhdon batutën duke thënë se edhe vetë është maskuar, duke u veshur si protestues.
Një mënyrë ironike kjo për të komentuar praninë e efektivëve të maskuar në protestën që po zhvillohet kundër klasës politike.