Vajzat shfaqen me uniforma policie në protestë, tërheqin vëmendjen me veshjen e tyre

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2026, 19:38

Mes mijëra qytetarëve të mbledhur në protestën kombëtare të kësaj të shtune, vëmendjen e kanë tërhequr edhe disa vajza, të cilat kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë për t'u shfaqur në bulevard.

Të veshura me uniforma të stilizuara policie, kapele blu dhe çizme të zeza, ato kanë krijuar një pamje që nuk kaloi pa u vënë re nga të pranishmit dhe kamerat.

Ajo që e bën edhe më interesante paraqitjen e tyre është një pankartë ku shkruhet “Maska më e frikshme sot për policinë”, duke i dhënë veshjes një nuancë të qartë ironie.

Nuk dihet nëse zgjedhja lidhet posaçërisht me ndonjë mesazh të caktuar ndaj Policisë së Shtetit apo është edhe një mënyrë për të shfrytëzuar atmosferën e Halloween-it, që përkon me datën e sotme.

Sidoqoftë, në një protestë ku nuk mungojnë pankartat, mesazhet dhe mënyrat e ndryshme të shprehjes, vajzat kanë zgjedhur ta përcjellin të tyren përmes një paraqitjeje që ka tërhequr jo pak vëmendje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit