Rrëzohet droni i policisë, efektivët ndërhyjnë me “mish e shpirt” për ta shpëtuar nga protestuesit!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2026, 17:43

Një prej dronëve të Policisë së Shtetit, të angazhuar për të vëzhguar protestuesit gjatë protestës kombëtare, është rrëzuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Pamjet tregojnë momentin kur disa protestues i afrohen dronit të rrëzuar, por policia nuk ka ndërmend t'ua lërë në dorë. Efektivët ndërhyjnë me forca të shumta, duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rimarrë pajisjen.

Pas gjithë këtij aksioni, droni përfundon sërish në duart e policisë, misioni i së cilës këtë herë duket se ishte më pak ta mbante në ajër dhe më shumë të mos e linte në tokë.

Dronët u vendosën për të vëzhguar protestuesit nga lart, por njëri prej tyre nuk arriti t'i shpëtonte gravitetit. E kur u rrëzua, policia u detyrua të mobilizonte gazin, ujin me presion dhe efektivët për ta rikuperuar.

Pra, droni nuk arriti të kryente detyrën nga ajri, por të paktën policia e përfundoi me sukses operacionin e shpëtimit në tokë. Një ndërhyrje e tërë për një dron që, me sa duket, kishte nevojë për më shumë trajnim se protestuesit që po vëzhgonte!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit