Në tarracën e Kryeministrisë, persona të maskuar vëzhgojnë protestuesit me dylbi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 31.10.2026, 17:16

Forca të shumta policie janë angazhuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa vëmendjen e tërheqin edhe disa persona të pozicionuar në tarracën e godinës së Kryeministrisë.

Në pamjet e siguruara shfaqen persona të maskuar, njëri prej të cilëve përdor dylbi për të vëzhguar protestuesit që ndodhen poshtë godinës.

Nuk dihet identiteti i tyre apo funksioni që kanë, por prania e tyre në tarracë është një tjetër element i masave të shtuara të sigurisë gjatë protestës kombëtare të thirrur nga studentët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit