Aksident i trefishtë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, pesë të plagosur

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 31.10.2026, 16:16

Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur Subash. Në aksident janë përfshirë tre automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e përplasjes.

Ende nuk dihen detaje mbi mënyrën se si ndodhi aksidenti, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit