Një familje po kërkon ndihmën dhe solidaritetin e njerëzve për të përballuar shpenzimet e një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në sy për bashkëshortin dhe babanë e katër fëmijëve.
Burri ka kryer një operacion në sy në një klinikë private, pasi gjendja e tij ishte shumë e vështirë dhe ndërhyrja nuk u realizua në spitalin shtetëror.
Tashmë ai ka nevojë për një operacion të dytë, i cili kushton 1,500 euro por familja nuk ka mundësi t'i përballojë këto shpenzime.
Bashkëshortja tregon se jeton me qira, ka katër fëmijë dhe është e vetmja që punon në familje, me një pagë mujore prej vetëm 40 mijë lekësh.
Ajo disponon dokumentacionin mjekësor dhe faturën e kostos së operacionit, të cilat mund t'i vërë në dispozicion për këdo që dëshiron të ndihmojë.
Mjekët i kanë bërë me dije se ndërhyrja e dytë duhet të kryhet duke filluar nga data 7.
Çdo ndihmë, sado e vogël, do të ishte një shpresë e madhe për këtë familje në këto momente të vështira.
Për kontakt dhe për të ofruar ndihmë: 068 449 3929
