Berisha fut militantët në protestë, të rinjtë: Largohuni

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 31.10.2026, 14:17

Tension në protestën para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit kanë kundërshtuar përpjekjen e militantëve të Partisë Demokratike për t'iu bashkuar tubimit. Ata kanë krijuar një kordon për t'u penguar hyrjen, ndërsa kanë nisur thirrjet kundër të dy krahëve politikë: “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Opozitë e shitur”.

Një përfaqësuese e PD-së u ka bërë thirrje protestuesve të bashkohen, duke argumentuar se përçarja i shërben kryeministrit Rama. Por përgjigjja e tyre ka qenë e prerë: “Ne jemi bashkë”. Protestuesit janë shprehur se demokratët janë të mirëpritur, por jo Berisha dhe deputetët e tij, pasi protesta, sipas tyre, është edhe kundër opozitës.

Përfaqësuesja e PD: Po i shërbeni Ramës! Bëhuni sot bashkë!

Protestuesi: Kjo parti e ka sjellë popullin këtu!

Përfaqësuesja e PD: Sot bëhuni gjithë shqiptarët bashkë për të rrëzuar Edi Ramën!

Protestuesi: Shqiptarët janë bashkë!

Protestuesi tjetër: Çdo qytetar është i mirëpritur të vijë! Deputetët duhet të shmangen sepse janë simbol i partisë që përfaqësojnë. Ai që nuk është i mirëpritur është një person që vetë ekzistenca e tij përfaqson një parti. Çdo demokrat është i mirëpritur! Berisha dhe deputetët e tij në asnjë mënyrë! Ç’dallim ka Berisha nga Rama? Janë një! Protestë edhe kundër qeverisë, edhe kundër opozitës!

Protestuesi: I bëjmë thirrje Arlind Qorit mos të fusë përçarje!

Përfaqësuesja e PD: Hajdeni si qytetarë, jo si përfaqësues partie!

Protestuesja: Ne duam që kauzën tonë mos ta marrë asnjë parti!

Protestuesit thirrje: Jo deputetët!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit