Minjtë gjigantë pushtojnë lumin Lana, higjiena e kryeqytetit në pikëpyetje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 31.10.2026, 10:39

Prania e minjve me përmasa të pazakonta në qendër të Tiranës ka ngritur shqetësime serioze për higjienën dhe shëndetin publik.

Një qytetar, i cili ka jetuar për disa vite jashtë Shqipërisë, shprehet i habitur dhe i alarmuar nga ajo që ka konstatuar në kryeqytet. Sipas dëshmisë së tij, përveç minjve të vërejtur në zona të ndryshme, pranë lumit Lana ka parë edhe 4–5 minj të tjerë, me përmasa shumë më të mëdha, të cilët dilnin nga vrimat përgjatë shtratit të lumit.

Situata ngre pikëpyetje serioze për kushtet sanitare në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

Minjtë mund të jenë bartës të sëmundjeve infektive, përfshirë leptospirozën, ndërsa urina dhe jashtëqitjet e tyre mund të kontaminojnë sipërfaqet ku lëvizin qytetarët, veçanërisht fëmijët dhe kafshët shtëpiake.

A është kjo situatë normale për qendrën e kryeqytetit? Kush po monitoron kushtet higjieno-sanitare përgjatë Lanës? Dhe çfarë masash po merr Bashkia e Tiranës për të parandaluar shtimin dhe përhapjen e brejtësve?

Nuk duhet pritur që një problem i tillë të kthehet në emergjencë shëndetësore për të ndërhyrë.

Qytetarët meritojnë një mjedis të pastër dhe të sigurt. Institucionet përgjegjëse duhet të reagojnë, të kryejnë inspektime dhe të marrin masa konkrete për dezinfektimin dhe deratizimin e zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit