Vidhen mbi 100 armë zjarri nga një depo në Gjakovë, autorët ende të panjohur

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 31.10.2026, 10:38

Një vjedhje e rëndë është raportuar në qytetin e Gjakovës, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se kanë grabitur mbi 100 armë zjarri nga një depo në rrugën “Fehmi Agani”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja është denoncuar më 30 tetor, rreth orës 18:00, nga dy qytetarë kosovarë.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se persona të panjohur kanë hyrë në ambientet e depos dhe kanë marrë më shumë se 100 armë zjarri, ndërsa deri më tani nuk është bërë e ditur se kush qëndron pas kësaj vjedhjeje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të Policisë së Kosovës, ndërsa për rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent.

Vjedhja e një sasie kaq të madhe armësh ngre shqetësime serioze për sigurinë dhe rrezikun që ato mund të përfundojnë në duart e grupeve kriminale.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit