E moshuara gjendet duke u endur e vetme në Vaqarr, kërkohet familjarët e saj

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 30.10.2026, 21:35

Një e moshuar e identifikuar si Xhuli Baruti është gjetur sërish e humbur, këtë herë në zonën e Vaqarrës.

Sipas qytetarit që e ka gjetur, zonja është rreth të 70-ave dhe vuan nga demenca. Ajo nuk arrin të japë shumë informacion për veten, përveçse ka treguar emrin e saj.

Ky nuk është rasti i parë që Xhuli Baruti gjendet në këto rrethana. Disa muaj më parë, JOQ publikoi një tjetër apel për të, pasi ishte larguar nga banesa dhe kishte përfunduar në zonën e Baldushkut, ku ishte strehuar përkohësisht nga një familje që kishte njoftuar policinë.

Familjarët, të afërmit apo kushdo që e njeh zonjën dhe mund të ndihmojë në gjetjen e tyre, lutet të kontaktojë në numrin +355 68 527 9154, i cili është lënë nga qytetari që e ka gjetur.

Ju lutemi shpërndajeni këtë apel që zonja të rikthehet sa më parë pranë familjes së saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit