Burri me kapele merr çelësat e rëna në tokë, i zoti kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 30.10.2026, 17:24

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një rast të ndodhur mesditën e sotme në rrugën “Myslym Shyri”, pranë marketit “Gurra”.

Sipas denoncimit, rreth orës 13:57, qytetarit i kanë rënë çelësat nga xhepi pa e vënë re. Në atë moment, një person që lëvizte me një motor të vogël elektrik ka kaluar në zonë, ka ndaluar pak më tutje, është kthyer dhe ka marrë çelësat nga rruga.

Qytetari kërkon ndihmën e kujtdo që mund të ketë informacion për personin apo të ketë parë ngjarjen, me shpresën që çelësat t'i kthehen të zotit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit