“Prej 3 ditësh kërkoj një dokument, në njësinë administrative Gruemirë kanë marrë pushimet”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.10.2026, 12:27

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë që po ndodh në Komunën e Gruemirës, ku prej disa ditësh nuk po arrin të marrë një shërbim administrativ për shkak të mungesës së punonjësve në institucion.

Qytetari tregon se prej 3 ditësh po përpiqet të pajiset me një dokument për saktësimin e adresës, por sa herë që paraqitet pranë zyrave të njësisë administrative, nuk gjen asnjë person që mund ta ndihmojë me procedurën.

Sipas denoncimit të tij, në ambientet e institucionit nuk ndodhet as kryetari dhe as punonjësit e zyrave të shërbimit, duke bërë të pamundur marrjen e shërbimeve për të cilat qytetarët paraqiten pranë administratës.

Qytetari pretendon se edhe ditën e sotme, ndonëse është ditë zyrtare pune, e gjithë njësia administrative është bosh dhe nuk ka asnjë punonjës në shërbim të qytetarëve.

Kjo situatë ka shkaktuar shqetësim dhe pakënaqësi, pasi qytetarët që kanë nevojë për dokumente apo shërbime administrative detyrohen të paraqiten disa herë pranë institucionit pa arritur të marrin zgjidhje për kërkesat e tyre.

Përmes këtij denoncimi, qytetari kërkon të tërheqë vëmendjen e drejtuesve të Njësisë Administrative Gryemirë dhe institucioneve përgjegjëse, duke kërkuar një shpjegim se përse zyrat e shërbimit nuk janë funksionale gjatë orarit zyrtar të punës.

Kush mban përgjegjësi për mungesën e shërbimit ndaj qytetarëve dhe përse një person duhet të presë prej 3 ditësh për një dokument të tillë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit