Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, nis seanca e parë për dosjen SASPAK

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2026, 12:25

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku zhvillohet seanca e parë gjyqësore për dosjen SASPAK.

Një ditë më parë, Beqaj ishte paraqitur edhe në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku është njohur me zhvillimet e fundit lidhur me masën e sigurisë ndaj tij.

Kujtojmë se Ilir Beqaj u arrestua më 4 korrik 2024, ndërsa më 31 korrik të këtij viti u lirua nga qelia, pasi gjykata vendosi zëvendësimin e masës së sigurisë me “arrest në shtëpi”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit