Aksident me 5 automjete në Unazën e Madhe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 30.10.2026, 11:31

Një aksident rrugor ku janë përfshirë pesë automjete është regjistruar në Unazën e Madhe në Tiranë. Përplasja zinxhir ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në mjetet e përfshira, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Pamjet e siguruara nga BalkanWeb tregojnë automjetet e dëmtuara pas përplasjes, ndërsa në vendngjarje është krijuar një situatë problematike për qarkullimin e mjeteve. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment të Unazës së Madhe janë krijuar radhë të gjata dhe trafik.

Ndërkohë, pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat dhe shkaqet që çuan në përplasjen e pesë automjeteve. Deri më tani, ngjarja raportohet vetëm me dëme materiale, pa pasoja për jetën e drejtuesve apo pasagjerëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit