Ndërsa rreth Erion Veliajt është krijuar një ortek i vërtetë zhvillimesh orët e fundit, pyetja që po ngacmon rrjetin dhe prapaskenat politike është vetëm një: Ku është dhe çfarë po bën i vëllai i tij, Arbër Veliaj?
Në një kohë kur pranë tij u solidarizua familja, nëna, bashkëshortja, fëmija, shokët e afërt, e madje nuk munguan qëndrimet e reagimet edhe nga figura të opozitës si Agron Shehaj apo eksponentë të PD-së, mungesa e vëllait të tij ka rënë në sy më shumë se çdo gjë tjetër.
Ajo që e bën të gjithë situatën akoma më ironike është përplasja mes dy botëve:
Hallall i qoftë Halitit për çdo pikë loti që ka derdhur me aq shpirt nëpër ekrane për Lalin, por ironia therëse mbetet: a i ka parë vallë i vëllai ato lot nga Vjena, apo ishte i zënë duke shijuar kafenetë dhe jetën e shtrenjtë austriake?
Nëse Lalit "ia zhytën" prapa krahëve Rama dhe Balluku në politikë, siç duket goditjen përfundimtare ia paska dhënë vetë vëllai i tij. Teza se pas emrit apo figurës së "Nesti Angonit" fshihet vetë vëllai po qarkullon si ironia më e hidhur e këtij seriali: njëri në burg, tjetri në Vienë!