Durrës: Po e ndiqte policia, shoferi humb kontrollin dhe përfundon në kanal

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 29.10.2026, 18:24

Një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në autostradën Tiranë-Durrës, pranë Urës së Dajlanit, teksa dyshohet se drejtuesi po tentonte t’u largohej efektivëve të Policisë Rrugore.

Sipas informacionit paraprak, shoferi nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar, duke bërë që efektivët të nisin ndjekjen e automjetit. Gjatë saj, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe makina ka përfunduar në kanal.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e drejtuesit nga automjeti dhe transportimin e tij drejt spitalit.

Dyshimet paraprake janë se shoferi ishte në gjendje të dehur. Pritet që verifikimet e mëtejshme të sqarojnë rrethanat e ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit