Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen 11 policë dhe dy prokurore

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.10.2026, 16:57

Policia e Kosovës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë policorë lidhur me mënyrën se si u trajtua rasti i Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë pas rekomandimit të Inspektoratit Policor të Kosovës, ndërsa ka nisur një hetim paraprak për të verifikuar veprimet dhe mosveprimet e punonjësve të policisë në trajtimin e çështjes.

Mes zyrtarëve të pezulluar janë ushtruesi i detyrës së drejtorit rajonal të Policisë në Pejë, shefi i Hetimeve Rajonale, komandanti dhe zëvendëskomandanti i Stacionit Policor të Pejës, si dhe drejtues të tjerë e katër hetues të këtij stacioni.

Policia bën me dije se pezullimet synojnë të krijojnë kushtet për një hetim të pavarur, të garantojnë llogaridhënien institucionale dhe të përcaktojnë përgjegjësitë individuale, nëse konstatohen shkelje.

Ndërkohë, më herët, Këshilli Prokurorial i Kosovës pezulloi nga detyra edhe kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore të Pejës, Lumturije Vuçetaj, si dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri.

Hetimet vijojnë për të zbardhur nëse ka pasur shkelje apo mangësi nga institucionet përgjegjëse në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit