Për studentët s’ka vende, ‘kolonia’ e indianëve zbarkon te konviktet e Bujqësorit

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 29.10.2026, 15:48

Tirana po përjeton një metamorfozë të dhimbshme ku prioritetet e qytetit dhe të vetë shtetit kanë përmbysur çdo logjikë njerëzore e kombëtare. Ndërkohë që mijëra të rinj shqiptarë përballen çdo fillimviti akademik me qira stratosferike, kushte skandaloze dhe pamundësi totale për të siguruar një shtrat në konvikte, dy autobuzë të mbushur me shtetas indianë janë parë duke zbarkuar direkt pranë konvikteve të Universitetit Bujqësor në Institut.

Pamjet e mbërritura për të disatën herë në redaksinë e JOQ Albania nuk janë thjesht një lajm i radhës, por një kambanë alarmi për një realitet ku studenti vendas po dëbohet nga shtëpia e tij e dijes për t'i lënë vendin "kolonizimit" të radhës. Duket se dhe me ndërrimin e drejtorëve të konvikteve situata e dyndjeve të indianëve vazhdon.

Ironia më e madhe dhe më tragjike e kësaj historie është fati i vetë studentëve shqiptarë. Për ta, dyert e konvikteve mbyllen gjithmonë me justifikimin e mungesës së vendeve, burokracive ose kushteve që nuk plotësohen, duke i detyruar familjet e tyre të sakrifikojnë kafshatën e gojës për të paguar apartamente me qira që kanë arritur shifra të papërballueshme. Por, kur bëhet fjalë për strehimin e huajve, dyert e konvikteve publike hapen menjëherë, pa asnjë transparencë, pa garanci dhe pa u shqetësuar se ku do të strehohen djemtë dhe vajzat e këtij vendi që duhet të jenë zotër të shtëpisë së tyre.

Ky zhvillim dëshmon dështimin e plotë të institucioneve tona përballë menaxhimit të burimeve publike dhe mbrojtjes së interesit të qytetarëve. Universiteti Bujqësor i Tiranës, dikur vatra e krenarisë së agronomisë shqiptare, po shndërrohet në një strehë kalimtare të interesave të errëta ekonomike dhe tregtisë së krahut të lirë të punës, ndërkohë që rinia jonë braktis vendin furgon pas furgoni drejt perëndimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit