“Ku po përfundojnë mbetjet e punimeve në Vlorë? Ndotja e mjedisit ngre shqetësim”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2026, 15:05

Një qytetar nga Vlora ka dërguar në redaksinë tonë një video, përmes së cilës ngre shqetësimin për mënyrën se si po trajtohen mbetjet e punimeve në qytet.

Përmes këtij denoncimi, qytetari shpreh indinjatën për pamjet e ndotjes së mjedisit, duke theksuar se Vlora, me bukuritë e saj natyrore dhe bregdetin, meriton më shumë kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë.

Sipas tij, pamje të tilla po bëhen gjithnjë e më shqetësuese, ndaj kërkon që problemi të bëhet publik dhe institucionet përgjegjëse të reagojnë për të marrë masat e nevojshme.

“Ta duash Vlorën nuk do të thotë vetëm të postosh fotot e bukura të saj, por edhe të reagosh kur ajo dëmtohet”, shprehet qytetari në mesazhin e dërguar në redaksinë tonë.

Përmes publikimit të videos, ai shpreson që shqetësimi të mos kalojë në heshtje dhe të shërbejë si një thirrje për më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e mjedisit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit