Ndërhyrja kirurgjikale u krye me sukses, Erjoni del sot nga spitali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2026, 13:47

Erjon Vishkulli, 28-vjeçari i plagosur në sy gjatë protestës së 24 tetorit, është larguar sot nga klinika “Gemelli” në Romë, pasi kaloi me sukses ndërhyrjen kirurgjikale.

I shoqëruar nga familjarët, të afërmit dhe tifozët, i riu ka lënë ambientet e spitalit për të vijuar më tej procesin e rikuperimit.

Pas ditësh pasigurie dhe shqetësimi, ndërhyrja kirurgjikale ka sjellë një lajm shpresëdhënës për Erjonin. Mjekët kanë arritur t’i shpëtojnë syrin, ndërsa rikthimi i shikimit mbetet ende një sfidë që do të kërkojë kohë, ndjekje mjekësore dhe trajtim të mëtejshëm.

Tashmë, 28-vjeçari do të përqendrohet te rehabilitimi, me shpresën se gjendja e tij do të vijojë të përmirësohet dhe se në të ardhmen do të mund të rifitojë shikimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit