Trotuaret e dëmtuara në Tiranë rrezik për qytetarët, i moshuari rrëzohet dhe mbulohet në gj*k

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2026, 12:36

Një i moshuar është rrëzuar ditën e sotme pranë gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë, pasi është penguar në një bordurë të dëmtuar dhe të dalë në trotuar.

Sipas dëshmitarit që ka raportuar rastin, disa studente të mjekësisë i kanë ardhur menjëherë në ndihmë të moshuarit, duke i dhënë ndihmën e parë deri në mbërritjen e ambulancës, e cila, sipas raportimit, është vonuar.

Ngjarja rikthen vëmendjen te gjendja e trotuareve në kryeqytet, ku bordurat e dëmtuara dhe të dala mund të kthehen në rrezik për këmbësorët, veçanërisht për të moshuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit