Ndërtimi i pallatit 44-katësh shqetëson banorët, zhurmat bëhen të padurueshme

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 29.10.2026, 11:18

Një qytetare i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar zhurmën e vazhdueshme që shkaktohet nga punimet në një kantier ndërtimi në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, rreth 10 metra larg daljes në bulevardin “Zogu i Parë”.

Sipas qytetares, prej rreth një muaji në këtë kantier po kryhen punime për vendosjen e pilotave, duke përdorur vinça dhe makineri të cilat janë shumtë të vjetra. Ajo thotë se zhurma është e vazhdueshme dhe e padurueshme për banorët që jetojnë në pallatet pranë kantierit.

Qytetarja shprehet se situata po ndikon veçanërisht te familjet me fëmijë të vegjël, të cilat, sipas saj, po e kanë gjithnjë e më të vështirë të përballojnë zhurmën e krijuar nga punimet.

Ajo thotë se bëhet fjalë për një projekt ndërtimi me 44 kate mbi tokë, ndërsa ngre shqetësimin se nuk ka informacion se sa do të zgjasë kjo situatë.

Përmes denoncimit të saj, qytetarja kërkon që shqetësimi i banorëve të bëhet publik dhe që institucionet përgjegjëse të marrin në konsideratë situatën, duke vlerësuar ndikimin e zhurmës së punimeve në jetesën e përditshme të komunitetit.

Banorët presin vëmendje ndaj shqetësimit të ngritur dhe informacion më të qartë mbi kohëzgjatjen e punimeve, si dhe masat që mund të merren për të kufizuar zhurmën në zonën e banuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit