Dashnori i Ramës: Edi është i tmerrshëm, më nxori gjumin në orën 05:30

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 29.10.2026, 09:58

Kryeinspektori Dashnor Sula ka rrëfyer përvojën e tij të punës me kryeministrin Edi Rama, duke e përshkruar ritmin e këtij të fundit si të jashtëzakonshëm. Gjatë një interviste televizive, Sula tha se të ndjekësh Ramën kërkon gatishmëri në çdo orë të ditës, pasi ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve nuk presin as sa të përfundojë gjumi i mëngjesit.

Për ta ilustruar këtë ritëm, ai tregoi se sot, në orën 05:30, kur ishte ende në gjumë, Rama i kishte përcjellë shqetësimin e një qytetari nga Vlora. “Rama është i tmerrshëm për të ndjekur ritmin e tij. Duhet të jesh i gatshëm për përcjelljen e ankesave dhe shqetësimeve”, u shpreh Sula, duke zbuluar se përkushtimi ndaj problematikave të qytetarëve mund të nisë që pa zbardhur dita.

Për ish-demokratin Sula, që sot shfaqet si socialist i thekur, ka treguar copëza marrëdhënie mes tij dhe Ramës në orët e para të mëngjesit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit