Seanca plenare e sotme pritet të nisë në orën 10:00 dhe vjen pas përplasjeve fizike të javës së kaluar në sallën e Kuvendit. Në rendin e ditës janë përfshirë 12 projektligje, një akt normativ, tri projektvendime dhe një interpelancë me ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, e kërkuar nga deputetja demokrate Ina Zhupa.
Në fokus të seancës janë edhe masat disiplinore ndaj gjashtë deputetëve të Partisë Demokratike, të përjashtuar për 60 ditë nga punimet parlamentare pas incidenteve të fundit. Prania e shtuar e policisë dhe vendosja e barrierave metalike vijnë në një klimë të tensionuar politike, ndërsa autoritetet janë në gatishmëri për protestën e paralajmëruar pranë Kuvendit.