Kur dëgjojmë për një organizatë jofitimprurëse apo për faqe që merren me kontrollin e lajmeve (fact-checking), mendja na shkon te gazetarë që punojnë pas kompjuterit, që hulumtojnë dhe verifikojnë lajmet për të informuar publikun. Por pasqyrat financiare të qendrës "Faktoje" për vitin 2024 tregojnë një realitet krejt tjetër: një fuqi të vërtetë financiare me miliona euro xhiro, ku primare nuk duket se është gazetaria, por blerja e pasurive të paluajtshme.
Për ta sqaruar në mënyrën më të thjeshtë të mundshme për cilindo që nuk i njeh termat e ndërlikuar të financave, ideja e një OJQ-je është e qartë: paratë e granteve iu jepen që të paguajnë gazetarë, të bëjnë investigime dhe të luftojnë lajmet e rreme. Mirëpo, te "Faktoje", duket se një pjesë e madhe e financimeve nuk ka shkuar për këtë mision publik, por për të blerë apartamente.
Përveç shifrave marramendëse, një nga aksionet më të diskutuara të qendrës "Faktoje" ka qenë roli i saj si partnere verifikuese e kompanisë "Meta" (Facebook dhe Instagram) në Shqipëri. Përmes këtij statusi, qendra ka goditur në mënyrë të vazhdueshme faqet informative me ndikim të madh publik, e veçanërisht JOQ Albania.
Përmes raportimeve të njëanshme dhe etiketimit të shkrimeve apo denoncimeve qytetare si "lajme të rreme" ose "të pasakta", "Faktoje" ka shërbyer si një mjet censure dixhital për të ulur shikueshmërinë (reach) dhe për të bllokuar faqet e JOQ-së. Kjo "luftë" e hapur ndaj medias më të madhe online u shërbeu drejtpërdrejt interesave politike të Kryebashkiakut Erion Veliaj dhe pushtetit, duke tentuar të mbyllë gojën e denoncimeve publike, ndërsa vetë organizata shpërblehej me grante e projekte miliona lekësh.
Sipas bilancit zyrtar financiar, gjatë vitit 2024 qendra "Faktoje" ka arkëtuar plot 92,482,289 lekë (rreth 920 mijë euro) nga grantet dhe donacionet.
Krahasuar me një vit më parë, ku të ardhurat ishin 76,260,054 lekë, shuma është rritur me mbi 16.2 milionë lekë (një rritje prej 21.3%).
Për një organizatë që merret thjesht me verifikim artikujsh në internet, kjo është një xhiro financiare marramendëse që do ta lakmonte çdo kompani e madhe private.
TË ARDHURAT NGA GRANTET (NË LEKË) 2023: ████████████████████████ 76,260,054 ALL 2024: █████████████████████████████ 92,482,289 ALL (+21.3%)![]()
Pyetja që lind natyrshëm është: Ku përfunduan të gjitha këto para?
Nga rreth 92.4 milionë lekë të ardhura, organizata ka shpenzuar vetëm 45,794,035 lekë për punën dhe operativën e saj ditore (nga 40.8 milionë lekë që kishte shpenzuar në 2023).
Pjesa tjetër e madhe e buxhetit prej dhjetëra miliona lekësh u nda kështu:
Dy apartamente të reja: Përmes zërit "aktive në proces", organizata ka blerë dy apartamente që po rikonstruktohen për t'u kthyer në zyra. Vlera e blerjes dhe punimeve kap shifrën e 41,469,129 lekëve (rreth 410 mijë euro).
Investime në letra me vlerë dhe llogari bankare: Qendra ka investuar 20 milionë lekë në letra me vlerë të qeverisë, 23.1 milionë lekë në fonde investimi, si dhe ruan edhe 31.4 milionë lekë kesh në llogaritë e saj bankare.
Shumica e OJQ-ve në botë punojnë në zyra me qira sepse misioni i tyre është i fokusuar te punët kërkimore dhe jo te pronat. Kurse te "Faktoje", prioriteti kryesor duket se është kthyer grumbullimi i pasurive të paluajtshme. Dhe pyetja themelore mbetet: nëse organizata nesër mbyll aktivitetin, kujt do t'i mbesin këto apartamente të blera me paratë e donatorëve?
Sipas dokumenteve financiare, në listën e financuesve dhe partnerëve të "Faktoje" renditen emra të njohur ndërkombëtarë si:
Megjithatë, ekziston një "hije" e madhe sa i përket transparencës: Raporti i qendrës nuk tregon asnjë shifër se sa para ka dhënë secili prej këtyre donatorëve!
Ata janë futur të gjithë në një listë të përgjithshme si kontribues mbi 5%, por pa treguar as në lekë e as në përqindje se sa peshon secili. Për një portal që ka si flamur "transparencën" dhe kontrollin e të tjerëve, fshehja e shifrave konkrete për secilin financues lë hapësirë të madhe për pyetje mbi varësinë dhe objektivin e vërtetë të këtyre financimeve.