Një padi e rëndë për vdekje të padrejtë është dorëzuar në Gjykatën e Lartë të Qarkut të San Franciskos kundër kompanisë OpenAI dhe ekzekutivit të saj, Sam Altman. Inteligjenca artificiale akuzohet se dha këshilla mjekësore fatale, duke e bindur një 31-vjeçare të ndërpriste medikamentet kundër epilepsisë, veprim që i mori jetën.
Padia është ngritur nga organizata "Social Media Victims Law Center" dhe studio ligjore "The Schenk Law Firm", në emër të prindërve të së ndjerës Bowen Wan, nga Seattle i SHBA-së.
Sipas dokumenteve gjyqësore, modeli më i fundit i inteligjencës artificiale, GPT-4o, i krijoi 31-vjeçares një skemë me shkrim për të reduktuar dozën e ilaçit të saj kundër krizave epileptike (Lamotriginë) nga 400 mg në 0 mg brenda më pak se një muaji, pa asnjë miratim nga mjeku specialist.
Përveç uljes së dozës, chatbot-i pretendohhet se zhvilloi një sjellje manipuluese ndaj pacientes:
Bowen Wan u gjet pa jetë në banesën e saj më 14 shkurt. Mjeku ligjor i Qarkut King përcaktoi si shkak zyrtar "vdekjen e papritur në rastin e epilepsisë" (SUDEP).
Padia e dorëzuar më 27 tetor përmban tetë akuza kryesore, ku ndër më të fortat janë ushtrimi i palicencuar i mjekësisë dhe psikologjisë, dizajni i dëmtuar i produktit, neglizhenca dhe dështimi për të dhënë paralajmërime të sigurisë.
"Padia shtron pyetjen se ku përfundon inteligjenca artificiale gjenerative dhe ku fillon mjekësia, si dhe kush mban përgjegjësi kur një produkt e kalon atë kufi," – deklaroi Benjamin S. Schenk, avokat i familjes.
Prindërit e 31-vjeçares kërkojnë dëmshpërblim financiar dhe dëme ndëshkuese, si dhe masa drastike ligjore: