Tragjedi në vendin e punës, sot i jepet lamtumira e fundit Xhemë Kadriut nga Skenderaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 28.10.2026, 14:26

Një ngjarje tragjike ka tronditur familjen Kadriu dhe banorët e Kopiliqit të Epërm në Skenderaj, pas humbjes së jetës së Xhemë Kadriut në vendin e tij të punës.

I ndjeri humbi jetën më 27 tetor, si pasojë e një incidenti me liftin në vendin ku punonte.

Familja ka njoftuar se ceremonia e varrimit do të mbahet sot, më 28 tetor, në orën 15:30, në rrugën “Muharrem Kadriu”, në lagjen Kadriu të fshatit Kopiliq i Epërm.

Përmes një njoftimi mortor, familjarët kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen tragjike të më të dashurit të tyre, duke ftuar të afërmit, miqtë dhe dashamirët që t'i bashkohen ceremonisë së lamtumirës së fundit.

JOQ Kosova u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të të ndjerit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit