Dy pengesa betoni në asfalt po dëmtojnë makinat, kush i ka vendosur te Shkëmbi i Kavajës?

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.10.2026, 12:21

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë vendosjen e dy pengesave prej betoni mbi asfalt, pranë hotel Leonardo, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Sipas qytetarit, pengesat janë vendosur nga një subjekt privat dhe kanë një lartësi rreth 12 centimetra, duke u kthyer nërrezik për automjetet që kalojnë në këtë aks rrugor.

“Kalova sot aty dhe dëmtova makinën. Janë dy pengesa betoni mbi asfalt, të vendosura nga privati. Nuk e di saktësishtkur janë vendosur, por besoj se janë bërë këtë verë”, shprehet qytetari.

Ai ngre shqetësimin për ligjshmërinë e këtyre ndërhyrjeve në rrugë dhe kërkon verifikimin nga institucionet përgjegjëse,për të sqaruar nëse vendosja e tyre është bërë me leje dhe në përputhje me rregullat në fuqi.

Qytetari kërkon marrjen e masave për të shmangur dëmtimin e automjeteve dhe rrezikun për përdoruesit e rrugës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit