Aksident fatal në Fushë-Prezë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 28.10.2026, 11:03

Një 58-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi është përplasur nga një automjet në zonën e Fushë-Prezës, në Tiranë.

Aksidenti tragjik është regjistruar rreth orës 05:45, kur një 35-vjeçar, teksa drejtonte automjetin, ka përplasur këmbësorin me inicialet S. A., 58 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, ky i fundit ka ndërruar jetë.

Policia ka konfirmuar ngjarjen, ndërsa ndaj drejtuesit të automjetit po kryhen veprimet e nevojshme procedurale. Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa vijojnë veprimet për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit