Mariglen Disha prezanton filmin hollivudian: Kemi shtet, jo llafe

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 28.10.2026, 08:55

Këto pamje i përkasin një sekuence filmike hollivudiane e filmuar në shtigjet e bukura të Librazhdit. Nën regjinë e kryetarit Mariglen Disha, ky film tregon se kemi shtet e jo llafe. Shtëllungat e tymit në shkollën e Bashkuar “Shefqet Dosku”, Dorëz, bënë që Disha të krijojë kastin e tij me aktorë për të prodhuar këtë perlë që shihni konkretisht në pamje.

Një telefonatë, dy zjarrfikës, një godinë me myk, një shfaqje për instagram, zjarr në shkollë, sirena zjarrfikëse, puthje e përqafime, këto sekuenca kanë krijuar këtë mozaik që shihni. Zjarrfikësit janë heronjtë e vërtetë, por realiteti i shërbimit në fjalë lë për të dëshiruar dhe kjo shihet gjatë çdo sezoni veror ku në Shqipëri, zjarrfikësit operojnë pa kushtet e duhura.

Skena do të ishte vërtet për t'u duartrokitur nëse pas saj do të qëndronte një realitet po aq mbresëlënës sa pamjet e publikuara. Kur një ndërhyrje shndërrohet në spektakël për rrjetet sociale, kufiri mes informimit dhe propagandës bëhet më i hollë se tymi në ekran. Zjarrfikësit meritojnë pajisje, kushte pune dhe mbështetje të vazhdueshme.

Në fund, qytetarët nuk kanë nevojë për filma hollivudianë, por për shërbime që funksionojnë edhe kur kamerat janë fikur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit