I dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt i vendos kushte Policisë: “Nuk dorëzohem te hetuesit, vetëm te FIT-i!”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2026, 23:41

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Pejë, raportohet se është lokalizuar në Deçan, dy ditë pas krimit të rëndë që tronditi Kosovën.

Sylaj raportohet se ka komunikuar mbrëmjen e sotme, duke deklaruar se nuk pranon t'u dorëzohet hetuesve të Policisë, por vetëm pjesëtarëve të njësisë speciale FIT.

Mësohet se i dyshuari ka kërkuar gjithashtu të bisedojë për 10 minuta me familjarët e tij përpara se të vetëdorëzohet. Këtë kërkesë raportohet se e ka përcjellë gjatë një komunikimi përmes interfonit me vëllain e tij.

Ndërkohë, nëna, vëllai dhe fëmijët e tij raportohet se janë nisur për ta takuar, të shoqëruar nga pjesëtarët e njësisë FIT.

Deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se Albert Sylaj është arrestuar apo është dorëzuar.

Kujtojmë se Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor, ndërsa Albert Sylaj dyshohet për përfshirje në këtë krim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit