Tre orare të ndryshme për të njëjtën protestë: Kush e përçau tubimin e sotëm në Tiranë?

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.10.2026, 21:57

Dita e sotme në kryeqytet ka nxjerrë në pah një kaos të vërtetë organizativ mes grupeve protestuese, çka çoi në një pjesëmarrje dukshëm më të ulët dhe të fragmentuar të qytetarëve e studentëve në rrugë.

Shkak për këtë shpërndarje të turmës u bë dhënia e tre orareve të ndryshme nga organizatorë e fraksione të ndryshme për të njëjtën ditë proteste, duke i lënë qytetarët konfuz se kur dhe ku duhej të mblidheshin me të vërtetë.

Kaos me oraret: Tre grumbullime të ndara

Ndërsa mobilizimi po hyn në javën e tij të tretë, mungesa e një koordinimi qendror solli një përçarje të hapur të tubimit sot:

  • Groupimi i parë (Paradite): Disa thirrje në rrjetet sociale u bënë për grumbullim që në orët e para të ditës pranë godinave universitare.

  • Grupi i dytë (Ora 14:00): Një pjesë e studentëve dhe pedagogëve u mblodhën para Ministrisë së Arsimit sipas thirrjes së pasdites së hershme.

  • Grupi i tretë (Orët e vona të pasdites): Një bërthamë tjetër u zhvendos drejt Kryeministrisë më vonë, ku u shënuan edhe incidente të izoluara si djegia e koshave apo ndezja e flakëve në hapësira publike.

Përçarja solli dështimin e pjesëmarrjes massive

Kjo strategji e me tre orare të ndryshme nuk arriti të krijonte një pikë të vetme takimi, por e shpërndau energjinë e protestuesve në fasha të ndryshme kohore. Si rrjedhojë, në asnjë prej momenteve të ditës nuk u arrit të krijohej një masë kritike e madhe njerëzish.

Në vend të një sheshi të mbushur plot, pamjet e sotme reflektuan grupe të vogla e të fragmentuara, duke ngritur supet dhe pyetjen mes vetë protestuesve: Kush e dha urdhrin për tre orare të ndryshme dhe caktimin e axhendave që përçajnë tubimin?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit