Gjykata merr vendimin: Jeton Sylaj dërgohet në paraburgim për 30 ditë!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2026, 18:29

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur t'i caktojë masën e paraburgimit prej një muaji Jeton Sylajt, i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale “Mospërfillja e gjykatës”.

Vendimi është marrë nga gjyqtarja e Procedurës Paraprake, Selvije Morina Zejnaj, e cila ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit.

Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit llogaritet nga data 25 tetor 2026, ora 20:00, dhe do të zgjasë deri më 24 nëntor 2026, në orën 20:00.

Palët kanë të drejtë të paraqesin ankesë brenda 48 orëve nga momenti i pranimit të aktvendimit. Ankesa duhet t'i drejtohet Gjykatës së Apelit përmes Gjykatës Themelore në Pejë.

Jeton Sylaj mbetet i dyshuar për veprën penale të lartpërmendur, ndërsa paraburgimi është masë procedurale dhe nuk nënkupton shpalljen e tij fajtor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit