Ia vranë nënën, 12-vjeçari i Arlinda Zekajt përfundon në strehimore

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2026, 13:04

Tragjedia e Arlinda Zekajt, e cila u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, ka lënë pas edhe një tjetër histori të dhimbshme. Fëmija i saj, rreth 12 vjeç, tashmë ndodhet në një strehimore në Kosovë, pasi humbi nënën në mënyrë tragjike.

Lajmi është konfirmuar nga Prokuroria Themelore në Pejë për Dukagjinin. Nga Prokuroria kanë bërë të ditur se për hapat e mëtejmë lidhur me fatin e fëmijës duhet të kontaktohet Qendra për Punë Sociale.

Ndërkohë, nga kjo qendër nuk kanë dhënë detaje për rastin, duke deklaruar se janë të angazhuar me trajtimin e tij.

Vrasja e Arlinda Zekajt ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer debatin për dështimet në mbrojtjen e grave nga dhuna.

Por përtej kësaj tragjedie, mbetet edhe dhimbja e një fëmije 12-vjeçar, i cili sot gjendet pa nënën e tij.

Një nënë humbi jetën, një fëmijë mbeti pa përqafimin e saj. Kush do të kujdeset që ai të mos mbetet vetëm përballë pasojave të kësaj tragjedie?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit