Aksident tragjik në Moravë të Beratit, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2026, 12:49

Një 63-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Moravë, në aksin Berat–Dimal.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 10:15, kur një automjet me drejtues shtetasin me inicialet J. D. është përplasur me biçikletën që drejtohej nga 63-vjeçari K. S. Përplasja ka rezultuar fatale për këtë të fundit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Si pasojë e aksidentit ka mbetur e dëmtuar edhe një grua 63-vjeçare, me inicialet Dh. A., e cila në momentin e ngjarjes ishte duke ecur në këmbë. Ajo është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas të dhënave paraprake të Policisë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse dhe grupi hetimor, i cili po punon për të dokumentuar ngjarjen, sqaruar rrethanat e përplasjes dhe përcaktuar shkaqet që çuan në aksidentin fatal.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit