Studentët e Korçës vijojnë bojkotin e mësimit në mbështetje të protestave studentore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.10.2026, 12:18

Prej disa ditësh, studentët e Universitetit “Fan Noli” në Korçë kanë ndërprerë pjesëmarrjen në mësim, duke braktisur auditorët në shenjë proteste dhe solidariteti me lëvizjen studentore.

Reagimi i tyre nisi me marshime në rrugët kryesore të qytetit, ku përmes pankartave dhe thirrjeve publike kërkuan më shumë të drejta, ndërsa shprehën edhe kundërshtimin ndaj qeverisë.

Në krah të studentëve janë pozicionuar edhe disa pedagogë të universitetit, të cilët u janë bashkuar protestave, duke mbështetur kërkesat dhe shqetësimet e ngritura prej tyre.

Pas ditëve të para të protestës, vendimi për të bojkotuar procesin mësimor u formalizua përmes diskutimeve dhe mbledhjeve të Këshillit Studentor. Me këtë vendim, studentët e Korçës synojnë të shprehin mbështetjen e tyre për protestat që vijojnë në Tiranë, duke e shtrirë kështu valën e reagimit studentor edhe jashtë kryeqytetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit