I plagosuri në Shkodër këngëtar, Hoti u qëllua nga një person me maskë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2026, 11:52

Detaje të reja janë zbardhur për plagosjen e ndodhur paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Sipas burimeve mediatike, i plagosuri është Taulant Hoti, këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja.

Sipas informacioneve paraprake, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit kur një person i maskuar, me maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, iu afrua nga pas dhe e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të plagosur.

Ndërkohë, Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me motivet e plagosjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit