Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2026, 11:31
Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Albert Sylajt, i dyshuar për vrasjen e 49-vjeçares Arlinda Zekaj në Vitomiricë të Pejës, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të ndryshme. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit janë konfiskuar një pushkë gjuetie, 153 fishekë, disa karikatorë, pjesë armësh, tri thika, një bajonetë, 115 gëzhoja dhe një sëpatë.
Autoritetet bëjnë me dije se rasti vijon të jetë nën hetim, ndërsa Albert Sylaj, i shpallur në kërkim për vrasjen e Arlinda Zekajt, vazhdon të jetë në arrati. Policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij, ndërsa hetimet synojnë të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Ndërkohë, sot familjarët dhe të afërmit do t’i japin lamtumirën e fundit Arlinda Zekajt. Ceremonia e varrimit të 49-vjeçares do të mbahet në orën 15:00, në fshatin Radac të Pejës, vendlindjen e saj. Ngjarja ka tronditur opinionin publik, veçanërisht për faktin se viktima kishte kërkuar më parë mbrojtje nga institucionet.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR