Një zjarrfikës pranë Bashkisë së Tiranës i është drejtuar kryeministrit Edi Rama përmes një mesazhi të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, duke kërkuar vlerësim financiar për punën dhe sakrificat e bëra gjatë përballjes me protestat.
Në mesazhin e tij, ai ngre shqetësimin se zjarrfikësit, ndonëse kanë qenë çdo ditë në terren dhe kanë rrezikuar jetën për shuarjen e flakëve dhe mbrojtjen e qytetarëve, nuk janë shpërblyer financiarisht, ndryshe nga punonjësit e Policisë së Shtetit.
“Pse zjarrfikësit nuk u shpërblyen financiarisht, ashtu si punonjësit e Policisë së Shtetit? Edhe ne meritojmë vlerësim për sakrificën dhe punën tonë!”, shkruan ai në mesazhin drejtuar kreut të qeverisë.
Zjarrfikësi kërkon që puna e efektivëve të shërbimit zjarrfikës të mos mbetet pa u vlerësuar, duke theksuar se ky është momenti që edhe ata të përfitojnë financiarisht për angazhimin e tyre.
Ai ka kërkuar që mesazhi të publikohet në mënyrë anonime, ndërsa shpreh edhe vështirësitë ekonomike me të cilat përballet për të mbajtur familjen.
“Çfarë të bëjmë? Jemi në punë, mbajmë kalamajtë me bukë. Ku të shkojmë? Të paktën të përfitojmë diçka edhe ne”, shprehet ai.
Përmes këtij mesazhi, zjarrfikësi kërkon që kontributi i punonjësve që përballen drejtpërdrejt me rrezikun në terren të merret në konsideratë dhe të trajtohet me të njëjtin kujdes, duke kërkuar një përgjigje për çështjen e shpërblimit financiar.
Denoncimi i plotë:
Mgjes JOQ Du te bej nje kerkes per kryeministrin ,nepermjet portalit tuaj. I nderuar z. Kryeministër Edi Rama, Jam zjarrfikës pranë Bashkisë Tiranë. Kemi qenë çdo ditë në vijën e parë të frontit, duke rrezikuar jetën për shuarjen e zjarreve dhe mbrojtjen e qytetarëve. Pse zjarrfikësit nuk u shpërblyen financiarisht, ashtu si punonjësit e Policisë së Shtetit? Edhe ne meritojmë vlerësim për sakrificën dhe punën tonë! Kërkojmë vlerësim dhe trajtim të drejtë për zjarrfikësit! nese na shperblejn tani eshte momenti ,anonim ju lutem . Ca te bejm jemi ne pune mbajm kalamajt me buk ku te shkojm,tpaktem ca te perfitojm te perditoj ,ai sa ka ndejt nuk ka per te ndejt .
Denoncimi 2:
Pershendetje si jeni jam zjarrfikes dhe dua te bej nje ankes e cila ka te beje me punen tone pse neve qe jemi qdo dit ne gadishmeri bashk me blindat ne shesh na anashkalojm dhe skemi lek si gjithmon profesioni me i pa vlersuar dhe puna jon nuk vkersohet policet marrin 2500 ndersa neve na harrojn se tirana do digjet nga studentat ne qoft se ne nuk egzistojm me ndihmen e shpejt per te shuar qdo zjarr dit dhe nate posttoje te lutem si shenje kerkese tek qeveria sepse sduhet te harrohemi