Arrestohet për shpërdorim detyre në disa raste, ish-juristi i Kadastrës!

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 27.10.2026, 09:55

Një 56-vjeçar, ish-jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Fier, është arrestuar nga Policia në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Land”. Shtetasi Hidir Zani banues në Fier, ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të kryer në disa raste.

Sipas Policisë, ndaj 56-vjeçarit, i cili dyshohet se ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me detyrën gjatë ushtrimit të funksionit të juristit në Kadastrën e Fierit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me vendimin e datës 17 shtator 2026.

Arrestimi u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacionit policor “Stolen Land”, të zhvilluar disa javë më parë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit