Detaje tronditëse kanë dalë në dritë pas vrasjes së Arlinda Zekajt, më 25 tetor, në Vitomiricë të Pejës.
Më 22 tetor, rreth orës 16:00, Arlinda kishte telefonuar Policinë në numrin 192 për të kërkuar ndihmë, por ishte njoftuar se nuk kishte veturë zyrtare në dispozicion. Policia iu përgjigj thirrjes vetëm pas 70 minutash!
Atë ditë, Arlinda kishte denoncuar edhe kërcënimet nga kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se i kishte thënë: “Largomu, largomu se t’mys!”
Vetëm tri ditë më vonë, Arlinda u vra në shtëpinë e saj, ndërsa i dyshuari për vrasjen, kunati i saj, vazhdon të jetë në kërkim nga Policia.
Arlinda kishte kërkuar ndihmë, kishte raportuar kërcënimet dhe kishte trokitur në dyert e institucioneve. Por sot ajo nuk jeton më!
A mund të ishte parandaluar kjo tragjedi? Kush mban përgjegjësi për mosmbrojtjen e saj?