Deri në 5 orë e gjysmë pa rrymë sot! KEDS njofton ndërprerje në shumë zona të Kosovës – ja vendet që preken

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 27.10.2026, 08:40

Qytetarët e shumë lokaliteteve të Kosovës do të përballen sot, më 27 tetor, me ndërprerje të energjisë elektrike, të cilat në disa zona pritet të zgjasin deri në 5 orë e gjysmë.

Sipas njoftimit të KEDS-it, ndërprerjet janë planifikuar për shkak të punimeve në rrjet, mirëmbajtjes preventive dhe eliminimit të defekteve të identifikuara gjatë inspektimeve me dron.

Ja disa nga zonat që do të mbesin pa rrymë:

Prishtinë: Stanovci, Prugovci, Millosheva, Lumi i Madh, Llapnasella, Çagllavica, Orllani, Batllava, Bresja dhe zona të tjera. Ndërprerjet janë planifikuar nga ora 08:30 deri në 15:30, varësisht nga lokaliteti.

Pejë dhe Deçan: Gorazhdevci, Llozhani, Zllapeku, Poqesta, Barani, Isniqi, Gllogjani dhe fshatra të tjera, nga ora 09:00 deri në 14:00.

Prizren: Radesha, Leshtani, Dikanca dhe Baçka, nga ora 10:00 deri në 15:00.

Ferizaj: Biqeci, Kovaçeci, Nikaj dhe zona përreth, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Mitrovicë: Pantina, Oshlani, Galica, Dubovci, Bukoshi dhe lokalitete të tjera të Vushtrrisë, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Gjakovë: Cërmjani, Zhabeli, Shqiponja, Rashkoci, Doblibarja, Beci dhe zona të tjera, nga ora 10:00 deri në 15:30. Në zonën e Xërxës, ndërprerjet janë planifikuar nga ora 10:00 deri në 15:00.

Gjilan: Në zonën e Kamenicës, rruga Xhelal Sopi, lagjja Iliria dhe lagjja e Malësisë, nga ora 10:00 deri në 15:30.

Ndërprerje janë paralajmëruar edhe në Vranidoll, Sallabajë, Besi, Barilevë dhe Lupq, nga ora 10:00 deri në 15:30.

KEDS ka bërë të ditur se punimet janë të nevojshme për sigurinë dhe përmirësimin e sistemit energjetik.

A është edhe vendbanimi juaj në listën e ndërprerjeve?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit